Ekonomi

Çmime të reja të karburantëve

27.05.2024 13:52

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16 % në raport me vendimin e datës 20.5.2024.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,176 denarë për kilogram.
 
Nga data 28.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 82,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 84,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 42,453 (denarë/kilogram)