Futboll
Atletico -Real, shfaqja e shtatë e stinorit
14.04.2015 12:20
Këndellja e Atletico Madridit me ardhjen e Diego Simeones në postin e trajnerit ka bërë La Ligan...

Këndellja e Atletico Madridit me ardhjen e Diego Simeones në postin e trajnerit ka bërë La Ligan edhe më interesante për adhuruesit e futbollit jashtë Spanjës.
E arritja në finale të Ligës së Kampionëve vjet si dhe titulli kampion, vërtetoi fuqinë e ekipit Rojiblanco, që është gjithmonë në hije të rivalit lokal - Real Madrid.
Sidoqoftë, Real Madridi kishte mposhtur në finalen e vjetshme Atleticon, ndërsa sonte ata nisin njërën nga dy përballjet çerekfinale nëpër lagje madrilene për të siguruar biletën për gjysmëfinale. Atletico Madridi hyn në këtë ndeshje me 6 përballje të fundit pa humbje ndaj Real Madridit - që nga gushti i vitit të kaluar.
NË KËRKIM TË GJYSMËFINALES PAS NJË DEKADE
Monaco befasoi tërë Europën kur eliminoi Arsenalin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Tash, misioni është më i vështirë, por besim ka, te ekipi nga Principata.
Në anën tjetër, Juventus përkundër se kishte rezultat të rrezikshëm nga përballja e parë, ka arritur të eliminojë Borussia Dortmundin jostabil këtë stinor, duke e mposhtur bindshëm në transfertë.
Çështja interesnate është se ka mbi një dekadë që këto dy ekipe nuk kanë arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve - dhe këtë njëra duhet ta arrijë kësaj radhe. Juventus për herë të fundit kishte arritur gjysmëfinalen në stinorin 2002/03, ndërsa Monaco në stinorin vijues, 2003/04.
