Maqedoni

Keqpërdorime gjatë trajtimit të Kovid-19, vazhdon gjykimi i rastit "Zhan Mitrev"

27.05.2024 15:15

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të Prokurorisë Publike në Gjykatën Themelore Penale – Shkup...

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të Prokurorisë Publike në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdoi gjykimi ndaj kirurgut, Zhan Mitrev.
 
Rasti ka të bëjë për veprën mashtrim, gjegjësisht, fshehjen e fakteve kyçe në lidhje me procedurën e hemofiltrimit, metodë për të cilën pacientët nuk kanë qenë të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, me çka janë sjellë në huti. Sipas Prokurorisë, përmes kësaj metode, i dyshuari ka pasur për qëllim përfitim të kundërligjshëm të pasurisë.
 
Rasti është formuar pas zërave apo publikimit të një dokumentari, në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” ka marrë nga pacientët shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit nga Kovid-19.