Maqedoni
Zgjedhjet 2024, KShZ-ja shqyrton kundërshtimin e “Frontit Evropian”
27.05.2024 15:51
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është duke e shqyrtuar ankesën e dorëzuar të “Frontit Evropian”...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kundrështimin e “Frontit Evropian” si të pa bazë për rivotimin në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës. Këtë vendim KShZ e mori pas mbikqyrjes dhe kontrollit të materialit zgjedhor, ku shumica e anëtarëve, konstatuan se rivotimi më 24 maj në këtë vendvotim është zbatuar në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Para hapjesë së materialit zgjedhor, anëtarët të KShZ-së kishin vërejtje dhe kënvështrime të ndryshme rreth procesuimit të kësaj ankese, nëse duhet ose jo të shqyrtojnë dhe të numërojnë fletë për fletë votat e këtij vendvotimi ose jo.
“Nga ajo që mund të shohim nga process verbalin nr 16 nga vendvotimin nr 2101 vërehet qartë se se gjtihçka është në rregullt dhe në bazë të udhëzimeve të KSHZ-së andaj vlerësojë se duke repsektuar edhe praktikëne d eritanishme të kshzës propozojë që të mos hapet fare kutia dhe materilain zgjedhor shkaku se si praktikë ka qenë përpara që të mos happen .”, - theksoi anëtari i KShZ-së, Abdush Demiri.
“Sa i përket praktikës të cilën kollegu na referoi se KSHZ paska praktikë se nuk do të hapet materiali zgjedhor, gjë që nuk është e vërtetë pasi që ishit prezent në mënyrën se si u vendosë kur u vendosën kundrështimet nga parashtruesitë tjerë. Pra praktikë apo teori nuk ka qenë sa i përketë zgjedhjeve parlamentare ”, - u shpreh nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
“Në nenin 31, alina 2, pika 17 shkruan se KSHZ bënë kontrollin e vendvotimeve ditën e mbajtjes së zgjedhjeve ku paraprakisht janë parashtruar apo denoncuar disa parregullësi gjatë votimit. Ne gjatë gjithë ditës nuk pranuam asnjë denoncim për parregullësi dhe njëherit nuk kemi marrë vendim paraprakë që të jemi prezent në vendvotimet ku bëhej rivotimi”, u shpreh kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
“Gjatë kontrollmit të materliatit të sotëm zgjedhor mund të konstatojmë se kundrështimi I Frontit Evropian është tërësisht i pa bazë dhe I njëjti duhet të refuzohet”, - theksoi anëtari i KShZ-së, Bojan Stojanovski.
Praprakisht prashtruesi i ankesës të Frontit Evropian vlerësoi se kundrështimin është i dokumentuar me fakte dhe prova nga dita e rivotimit dhe shpresonin se do të anulohet votimin në Llërcë të Zhelinës.
Për rivotimin e 22 majit ku me vendim të KShZ-së rivotoheshte në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore, përveç ankesën e “Fronitit Evropian”, në KShZ nuk u dorëzua asnjë ankesë tjetër. Parashtruesi i kësaj ankese tashmë ka të drejtë ankimojë vendimin e KShZ-së në Gjykatën Administrative, e cila më pas, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të ankesës.
REXHEP QAMILI
