Basketboll
Tompson dhe Xhejms të shkëlqyeshëm, fitoren për Golden State dhe Klivlend
14.04.2015 12:23
12 ndeshjet e natës së shkuar në NBA, kaluan në shenjë të paraqitjeve të shkëlqyeshme të Lebron Xhejmsit dhe Klej Tompsonit...

Ky I fundit, udhdhëhoqi Golldën Stejtin drejt fitores së re, ndaj Memfisit, duke e mposhtur me 111-107. Në triumfin e 66-të të ekipit më të mirë sivjet në NBA, Tompson kontriboi me 42 pikë, ndërsa ate e ndihmoi Stefon Keri, me 15 poena. Grizlisave nuk I mjaftuan 19 pikët e Adamsit.
Nga ana tjetër, Lebron Xhejms regjistroi një nga paraqitjet më të mira sivjet në fanellën e Klivlendit, në fitoren me 109-97 ndaj Detroitit. Mbreti, sfidën e mbylli me tripëll dabëll prej 21 pikë, 11 asiste dhe një kërcim më pak.
Nga ndeshjet tjera, veçojmë disfatën e Atllantës nga Nju Jorku, si dhe fitoren e Klipersave ndaj Denverit.
MUSTAFA ADEMI