Botë
Shqipëri, shqyrtohet draft-rezoluta e PS-së për reformat
27.05.2024 16:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se draft-rezoluta e PS-së...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se draft-rezoluta e PS-së për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE, buron nga nevoja për thellimin e luftës kundër korrupsionit.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se votimi i kësaj nisme do të ndihmojë në nguljen e flamurit të Shqipërisë në oborrin e shteteve të BE-së në Bruksel.
“Kjo draft rezolutë është ajo që i duhet qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2023. Sikurse nuk u ndal reforma në drejtësi, as kjo nismë e re nuk ndalet. Prandaj, thirrja ime është votojeni draftin e rezolutës. Nëse nuk e bëni dot, mos e bojkotoni nesër komisionin e posaçëm parlamentar, që do ngrihet menjëherë pas miratimi të saj. Flamuri i Shqipërisë do të jetë gati të ngulet në oborrin e shteteve të BE-së në Bruksel.”, u shpreh Rama.
Kryeministri sqaroi të gjithë skeptikët se miratimi i nismës së PS-së nuk ka për qëllim vënien nën kontroll të SPAK-ut.
