Botë
Ukrainë, Stoltenberg: Sulmet ruse, të papranueshme
27.05.2024 17:17
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar sulmin në qendrën tregtare në Harkiv...

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar sulmin në qendrën tregtare në Harkiv, duke e cilësuar atë si një shembull të brutalitet në luftë në të cilën Rusia po vazhdon të sulmojë dhe të pushtojë një shtet të pavarur. Për atë arsye, sipas tij është më së e nevojshme që të vazhdojë aleanca mes shteteve për t’i dhënë fund kësaj lufte.
“Është thjesht e papranueshme që Rusia të vazhdojë të sulmojë një komb tjetër sovran dhe të pavarur. Ajo u demonstrua me sulmin brutal në qendrën tregtare në Harkiv. Aleatët e NATO-s dhanë mbështetje të paparë ushtarake për Ukrainën dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë. Mbështetja ekonomike dhe humanitare për Ukrainën nga aleatët u mundësoi ukrainasve të çlironin 50% të territorit që Rusia kishte pushtuar në fillim të luftës.”, - deklaroi sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Borrell: Sulmi mbi civilë, krim lufte
Të paktën 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin ukrainas të Harkivit si pasojë e një sërë sulmesh me raketa nga trupat gjatë të së shtunës, ndërsa disa njerëz rezultojnë ende të zhdukur, njoftojnë autoritet ukrainase. Këtë sulm e ka dënuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, i cili e ka konsideruar si krim lufte, dhe që tregon edhe njëherë krimet dhe mizoritë që po kryen Rusia në Ukrainë.
Ndërkohë, të dielën, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i bëri thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, dhe atij kinez, Xi Jinping, që të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të paqes që mbahet muajin e ardhshëm në Zvicër, ku do të shihet se kush dëshiron vërtet fundin e luftës. Rusia, nga ana tjetër thotë se nuk sheh dobi nga takimi, në të cilin deri tani Moska nuk është ftuar.
GAZMEND KURTISHI
