Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Nuk e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës

27.05.2024 21:06

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se Marrëveshja e Prespës është fakt juridik...

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se Marrëveshja e Prespës është fakt juridik të cilin do ta respektojë edhe pse është kritike për përmbajtjen e saj. Siljanovska Davkova potencoi se nuk konsideron se e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës.
 
“Në dokumente, në komunikim do të përdoret emri nga Marrëveshja e Prespës. Do të thotë, unë nuk shoh këtu se është një shkelje. Unë as e grisa deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë që do ta ndërpres Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procedurës së miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por, kjo  është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj.”, tha presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova.