Maqedoni

Parashikimi i motit

28.05.2024 09:02

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës...

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës, dhe ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
 
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, do te kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi perëndimorë.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 28°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla, pasdite me kushte për reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.