Maqedoni
Dorëhiqet Gashi, Alternativën do ta drejtojë Bekim Sali
27.05.2024 21:21
Zërat se VMRO DPMNE dhe VLEN janë dakorduar që Afrim Gashi...

Zërat se VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN-i janë dakorduar që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit republikan rezultojnë të sakta. Kreu i Alternativës ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë, për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit të RMV-së, njoftojnë nga Alternativa.
“Për shkak se Kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i Kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë.”, thuhet në njoftim.
Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin, Bekim Sali, që t'i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës.
