Maqedoni

Shkup, shqiptohen 135 sanksione

28.05.2024 09:19

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit....

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.
 
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 masa, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 34 masa për kundërvajtje të bëra nga këmbësorët.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.