Maqedoni
Kuvend, sot mbahet seanca konstituive
28.05.2024 09:58
Seanca konstituive e planifikuar në legjislaturë....

Seanca konstituive e planifikuar në legjislaturë. Siç dihet tashmë, VMRO-DPMNE pritet të propozojë për kryeparlamentar Afrim Gashin nga Alternativa. Së pari do të verifikohen mandatet e 119 deputetëve të rinj, deputeti i fundit i VLEN nga Zhelina do të duhet të presë konfirmimin nga KSHZ. Seanca do të drejtohet nga Koxhaxhiku si deputetja më e vjetër.
Pas verifikimit pritet që të krijohet Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet nga i cili do të dalë propozimi për kryetar të Kuvendit dhe më pas zgjedhja e tij. Pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit të Alternativës, sipas Statutit të kësaj partie, Bekim Sali do ta udhëheqë me kompetenca të plota.
Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës, për shkak se është kandidat për kryetar të Kuvendit.
