Botë
Nigeri, marsh në njëvjetorin e rrëmbimit të 200 nigerianëve
14.04.2015 12:31
Në 1 vjetorin e rrëmbimit të mbi 200 vajzave nga militantët nigerianë të grupit “Boko Haram”, në mbarë botën do të mbahen ceremoni të ndryshme për të shënuar këtë ditë...

Një marshim do të mbahet në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, ku do të marrin pjesë 219 vajza për të përfaqësuar çdo bashkëmoshatare të zhdukur, ndërkohë që marshime të ngjashme do të mbahen edhe në Londër e Uashington.
Para një viti, “Amnesty International” deklaroi se 2 mijë gra dhe vajza janë rrëmbyer vitin e kaluar, duke u kthyer në shërbëtore apo skllave seksi për militantët e “Boko Haram”.
Rrëmbimi i vajzave në Çibok, në verilindje të Nigerisë, më 14 prill 2014 shkaktoi një indinjim global, me shumë vende, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, që premtuan se do të angazhoheshin për lirimin e tyre, mirëpo deri tani asnjë nuk është gjetur.
Organizatorët e këtyre fushatave kritikuan qeverinë nigeriane të presidentit të atëhershëm, Goodluck Jonathan, se nuk bëri sa duhet për të gjetur vajzat dhe për të luftuar rebelimin 6 vjeçar të “Boko Haram” në veri.
Por, vetë Jonathan tha për BBC-në se politikat e vendit ishin më të rëndësishme se jeta e vajzave.
