Botë

Zelenski në Bruksel paralajmëron marrëveshje të re ushtarake

28.05.2024 11:44

Kievi paralajmëroi edhe një tjetër marrëveshje ushtarake me Belgjikën...

Kievi paralajmëroi edhe një tjetër marrëveshje ushtarake me Belgjikën. Presidenti ukrainas Zelenski niset për në Bruksel, ndërsa Spanja i premtoi më parë Ukrainës armë me vlerë një miliard euro.
 
“Ne duam t'i dërgojmë një mesazh Kievit, komunitetit ndërkombëtar dhe Putinit se do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të garantuar lirinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.”, tha kryeministri i Spanjës. Pedro Sançez.
 
Spanja nuk i ka mbyllur sytë ndaj shkeljes nga Rusia të Kartës së OKB-së dhe normave bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ajo nuk tregoi dobësi kur duhej të merreshin vendime themelore politike, për hir të sigurisë në Evropë. Luftimet e ashpra vazhdojnë ende në front. Ushtria ukrainase po lufton gjatë gjithë kohës me forcat ruse në Harkiv për të ndaluar përparimin e tyre. Ndërkohë mbrojtja ruse pretendon se ka marrë kontrollin e dy vendbanimeve të tjera në Ukrainë.