Botë

Finlanda përfshihet nga vala e të nxehtit

28.05.2024 12:59

Finlanda po regjistron një muaj jashtëzakonisht të ngrohtë, me temperatura që kalojnë 25 gradë Celsius...

Finlanda po regjistron një muaj jashtëzakonisht të ngrohtë, me temperatura që kalojnë 25 gradë Celsius, një rekord për vendin, tha të hënën shërbimi meteorologjik i vendit.
 
Autoritetet janë vënë në gatishmëri nga nesër deri të premten për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të kalojnë 27 gradë Celsius.
 
“Është ndoshta hera e parë që ne kemi lëshuar një alarm për valë të të nxehtit në maj,” i tha AFP Iris Viljamaa e Institutit Meteorologjik Finlandez.
 
“Klima finlandeze ka njohur gjithmonë ndryshime meteorologjike, por sot ndryshimi i klimës i përforcon këto lloj fenomenesh,” sipas meteorologes Leena Laakso.
 
Temperaturat e regjistruara gjatë kësaj periudhe janë rreth 10 gradë Celsius më të larta se temperaturat mesatare të muajit maj, shtoi ajo.