Maqedoni

Incidenti në Qendrën Klinike ka shkaktuar rrëmujë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”

28.05.2024 14:14

Incidenti me stacionin e kompresorit të Qendrës Klinike...

Incidenti me stacionin e kompresorit të Qendrës Klinike, për shkak të të cilit sallat e operacionit nuk punojnë që 10 ditë, ka shkaktuar një numër të madh të pacientëve në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.
 
“Rrëmujë ka edhe pa këtë incident të pakëndshëm në Qendrën Klinike, por këto 10 ditët e fundit fluksi i pacientëve të urgjencës është dyfishuar. Mesatarisht në Klinikën e Urgjencës kontrollohen rreth 250 pacientë në ditë. Duke qenë se në ambulancat e specializuara janë nga 100 deri në 150 pacientë në ditë, kjo do të thotë se në këtë periudhë në spital gravitojnë 400 pacientë në ditë.”, - deklaroi drejtori i spitalit “Shën Naumi i Ohrit”, Luben Arsenkov.
 
Drejtori i këtij spitali potencon, se për shkak të situatës në Qendrën Klinike, janë organizuar në atë mënyrë që të mos pranojnë pacientë kronikë për kirurgji, por vetëm rastet urgjente. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI