Maqedoni
Brima Galup: 88 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë fetarë
14.04.2015 13:00
Tetëdhjetë e tetë për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë deklaruar se e konsiderojnë veten si religjiozë, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar nga Brima Galup...

Duke u përgjigjur për të njëjtën pyetje "A e mendoni veten si person fetar ose ateist pavarësisht asaj nëse vizitoni vende për shërbim fetar ose jo?", tetë për qind kanë deklaruar se konsiderohen si jofetarë, ndërsa vetëm dy për qind konsiderohen si ateistë.
Në rajon, pas Maqedonisë, Kosova është vendi i ardhshëm me numër më të madh të të anketuarve, të cilët konsiderohen si religjiozë (83 për qind), pastaj, Serbia (72 për qind), Greqia (71 për qind) dhe Bullgaria (56 për qind).
Në Maqedoni, Brima Galup, zbatoi anketë në terren sy më sy në shtëpinë e të anketuarit në ekzemplar reprezentativ nga 1.204 të anketuar në moshën mbi 15 vjeç në periudhën nga 1 deri më 24 nëntor të vitit 2014.
Hulumtimi i Brima Galup është bërë edhe në nivel global dhe kjo tregon se nga të anketuarit, 63 për qind thonë se janë religjiozë, se një prej pesë personave, gjegjësisht 22 për qind janë deklaruar se nuk janë religjiozë, ndërsa një prej dhjetë personave e konsiderojnë veten si ateistë.
Kina është vend më pak religjioz me numër dy herë më të madh të ateistëve, nga cili do komb tjetër, (61 për qind), pastaj vijon Hong Kongu 34 për qind, Japonia me 31 për qind, Çekia me 30 për qind dhe Spanja me 20 për qind të popullatës të cilët janë deklaruar si ateistë.
Me 94 për qind pikë Tajlanda është në vendin e parë si vend me më shumë popullatë religjioze, pastaj vijojnë Armenia, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Maroku me 93 për qind.
Në Afrikë dhe në Lindjen e Afërt, tetë prej 10 personave e konsiderojnë veten si religjiozë, shtatë prej 10 këtë e kanë thënë në Evropën Lindore dhe Amerikë, ndërsa gjashtë prej 10 në Azi./mia
