Botë
Protesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë
28.05.2024 16:56
Në protestën e nëntë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës...

Në protestën e nëntë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës, një bombë molotov rrezikoi seriozisht jetën e protestuesve, gazetarëve dhe operatorëve të medias, duke krijuar momente paniku e tmerri tek të pranishmit.
Flakët gati përpinë disa persona aty, të cilët mrekullisht nuk pësuan djegie.
Epiqendër e sulmeve ishte godina e bashkisë së Tiranës, e cila u godit me molotov, tymuese, vezë dhe sende të tjera, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë të pranishëm.
Në protestë ishin të pranishëm përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Pas një jave mungesë, në tubim u rikthye e bija e Sali Berishës, Argita Berisha, në bluzën e së cilës sërish ishte stampuar thirrja për lirimin e babait.
Pas protestuesve që u larguan me vetëm 1 orë e 20 minuta revoltë, vendin ua lanë ekspertëve të kriminalistikës për të dokumentuar vandalizmin.
Protestën e nëntë Rithemelimi e la të martën e ardhshme, si takimin e radhës ku do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, me protagonist ish-rivalin i tij në zgjedhjet vendore të 1 viti më parë, Belind Këlliçi.
LULJETA NDOKA
