Maqedoni

Parashikimi i motit

29.05.2024 09:03

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme...

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezene që në orët e para të ditës. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa vende vende do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të dendura, erë të fortë dhe kushte për breshër.
 
Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi  me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon  Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 29°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26°C.