Botë

Temperatura rekord në Indi, termometri arrin në 50 gradë Celsius

29.05.2024 09:35

Temperatura rekord prej 49,9 gradë Celsius është regjistruar dje, të martën, në Nju Delhi...

Temperatura rekord prej 49,9 gradë Celsius është regjistruar dje, të martën, në Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë, siç njoftoi shërbimi meteorologjik.
 
Shërbimi Meteorologjik Indian foli për valë të nxehta të forta dhe shtoi se kjo temperaturë u regjistrua në dy stacione në periferi të Narelës dhe Mungespur në Nju Delhi.
 
Në maj 2022, një temperaturë prej 49.2 gradë Celsius u regjistrua në disa zona të kryeqytetit indian.
 
Kushtet e valëve të të nxehtit janë të zakonshme në verë në Indi, por, sipas shkencëtarëve, ndryshimi i klimës i ka bërë valët e të nxehtit më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.
 
Autoritetet në Nju Delhi kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e mungesës së ujit, ndërsa ndërprerje të furnizimit me ujë tashmë kanë ndodhur në disa periferi.
 
Ministri i Ujërave Atisi Marlena i bëri thirrje përgjegjësisë kolektive të qytetit për të ndaluar shpërdorimin e ujit, raportoi sot Times of India.
 
Departamenti Meteorologjik Indian paralajmëroi për efektet e nxehtësisë në shëndetin e foshnjave, të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike.