Maqedoni
“Fronti Evropian”, padi në Gjykatën Administrative për rivotimin në Zhelinë
29.05.2024 10:49
Koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve...

Koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotimin në Zhelinë, në qendrën e votimit 2101 në fshatin Llërc. Gjykata duhet të vendosë brenda 48 orëve nga marrja e padisë.
Më herët KShZ-ja nuk e pranoi kundërshtimin e “Frontit Evropian” për rivotimin e kësaj qendre votimi, me të cilin koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja humbi një deputet në rezultatet e 8 majit, ndërsa koalicioni VLEN mori një mandat deputeti. Për të kompletuar përbërjen e Kuvendit, KShZ-ja duhet të shpallë emrin nga koalicioni VLEN, pasi Bilall Kasami dorëzoi dorëheqjen në legjislativ. Kasami në vend të deputetit vendosi të mbetet kryetar komune.
