Maqedoni

Osmani uron Gashin: Shqiptarët kanë luajtur rol kyç në shtetformim

29.05.2024 11:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Afrim Gashin...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Afrim Gashin për marrjen e detyrës kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Urime kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj. Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme.”, ka shkruar Osmani.