Botë
Ukraina zmbraps sulmet ruse me dronë
29.05.2024 11:38
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia mëngjesin e 29 majit në tri rajone...

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia mëngjesin e 29 majit në tri rajone, thanë forcat ajrore ukrainase. Si rezultat i luftimeve kundërajrore, 13 dronë Shahed janë rrëzuar në rajonin e Mikolajivit, Kirovohardit dhe Rivnes.
Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme. Ndërkaq, guvernatori i rajonit jugor rus Krasnodar, Veniamin Kondratiev, shkroi se një dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse mbi qytetin e Armavirit. Kondratiev nuk raportoi për viktima apo dëme. Që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia sulmon rajonet ukrainase me armë të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë të tjera. Pavarësisht dëshmive, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë.
