Botë

Policia kontrollon zyrat e PE-së, dyshime për ndërhyrjen ruse në rrjet

29.05.2024 12:56

Zyra e prokurorit federal në Belgjikë tha se policia ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian...

Zyra e prokurorit federal në Belgjikë tha se policia ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian, si dhe në zyrën e tij në ndërtesën e Parlamentit në Bruksel, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse. 

“Zyra e të dyshuarit në Strasburg të Francës, ku gjendet selia e PE-së, po ashtu u kontrollua në partneritet me agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust dhe me autoritetet gjyqësore franceze.”, -thuhet në deklaratën e prokurorëve lëshuar për mediat. 
 
Prokurorët gjithashtu besojnë që i punësuari ka luajtur “rol të rëndësishëm” në këtë rast. Është e frikshme dhe shqetësuese se si Rusia po përpiqet të ndikojë në BE, thanë parlamentarët evropianë danezë dy javë përpara zgjedhjeve të BE-së. Në disa raste, grupet pro-ruse të hakerëve kanë shkatërruar tashmë sistemet e IT-së së Parlamentit Evropian, thanë ata. 
 
“Është vërtet e frikshme, sepse mbyllet serveri ynë për disa orë. Ne do t'i mbijetojmë kësaj. Kemi parë gjithashtu se ka politikanë që ose kanë marrë para nga Rusia ose kanë punuar për Rusinë.", - deklaroi kandidatja kryesore, Kira Marie Peter-Hansen.
 
"Ka një orë që mendoj, pasi u kthyem nga votimi, të gjitha sistemet ranë.", - theksoi kandidati kryesor, Morten Lokegard.
 
"Kemi parë shembuj grotesk të anëtarëve që udhëtojnë në Krimenë e pushtuar të paguara nga Putini. Kjo nuk është e pranueshme.", - u shpreh anëtari i Parlamentit të BE-së, Nikolaj Villumsen.
 
Bastisjet u kryen më pak se dy javë para se të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor. Muajin e kaluar kryeministri i Belgjikës, Aleksander De Kro, kishte njoftuar se ishte kryer një hetim. Ai tha se shërbimi i inteligjencës kishte konfirmuar ekzistencën e një rrjeti që po tentonte të minonte mbështetjen për Ukrainën. BE-ja gjatë këtij muaji ua ka ndaluar Zërin e Evropës dhe tri media tjera ruse transmetimin në bllokun prej 27 anëtarësh. BE-ja tha se këto media janë nën kontrollin e Kremlinit dhe po shënjestronin “partitë politike evropian, veçmas gjatë periudhës zgjedhore”.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU