Drejtoria e Biznesit do të përforcojë bashkëpunimin me investuesit e huaj
Kompanitë e Maqedonisë do të munden të thellojnë bashkëpunimin e tyre me investuesit e huaj përmes Drejtorisë së Biznesit të Këshillit të Investuesve të huaj...

Me këtë projekt të Këshillit të Investuesve të Huaj, kompanitë e huaja do të kenë qasje të drejtpërdrejtë tek të dhënat relevante të kompanive potenciale të vendit, me ç’rast në mënyrë më të thjeshtë do të munden të krijojnë bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë, të cilat i kënaqin standardet e tyre.
“Kjo Drejtori e Biznesit është e bërë kryesisht për anëtarët e Këshillit të Investitorëve të Huaj, por edhe për të gjitha kompanitë aktuale dhe potenciale me kapital të huaj në vend. Drejtoria e Biznesit paraqet një bazë të të dhënave të kompanive të Maqedonisë, me mundësi për të shqyrtuar të dhënat për kompanitë individuale apo grupeve të selektuara të kompanive të grupuara sipas disa kritereve”- deklaroi kryetari i Këshillit të Investuesve të Huaj, Huan Pedro Himenez Navaro.
Sipas përfaqësuesve të Këshillit të Investuesve të Huaj, kjo është mënyra më e mirë që kompanitë e vendit të kenë qasje me produktet dhe shërbimet e tyre deri tek investuesit e huaj pa ndonjë ndërmjetësim. (Ersan Pajaziti, TVM2)
