Maqedoni
Gostivari pa ujë për pije
14.04.2015 15:45
Për shkak të pëlcitjes së njërit gyp të tubacionit të rrjetit ujësjellës, Gostivari është pa ujë për pije prej orës 11...

Sipas kompetentëve nga NP "Komunalec" sanimi i defektit duhet të përfundojë në orën 18.
"Defekti në linjën e tubacionit të përçuesit mes fshatrave Vrutok dhe Raven është vërejtur gjatë ditës së djeshme. Punohet në pëlcitjen e tubës prej çimentos me diametër prej 500 milimetrave. Ekipet tona janë në teren dhe punojnë në sanimin e dëmeve në çka do të sigurojmë edhe furnizim të rregullt me ujë", deklaroi Memedali Xhaferi drejtor i NP "Komunalec".
Xhaferi theksoi se defektet në këtë pjesë i detyrohen tubacionit të vjetëruar i cili është ndërtuar para më shumë se 40 viteve./mia
