Maqedoni
Gjykata Administrative: S’do të ketë rivotim në Zhelinë
30.05.2024 11:14
Gjykata Administrative hodhi si të pabazë padinë e “Frontit Evropian” për rivotimin në Llërc....

Gjykata Administrative refuzon ankesën e “Frontit Evropian” për t’u rivotuar në Zhelinë. Gjykata merr vendimin se ankesa është e pabazë duke konfirmuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Padia e paditësit koalicioni "Fronti Evropian", i udhëhequr nga BDI për zgjedhjet parlamentare 2024, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të datës 27.05.2024, refuzohet si i pabazë.”, thuhet në vendimin e Gjykatës Administrative.
Koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur kundërshtim në KShZ për rivotimin në vendvotimin 2021 në fshatin Llërc. KShZ-ja nuk e pranoi kundërshtimin duke detyruar “Frontin Evropian” të ankohet në Gjykatën Administrative.
Kundërshtimi i dorëzuar në KShZ kishte të bëjë me shkeljet e procedurës së votimit, si dhe procedurën e grumbullimit dhe konstatimit të rezultatit final.
Rivotimi në fshatin Llërc të Zhelinës ka ulur diferencën në mandatet e fituara nga dy koalicionet “Fronti Evropian” dhe VLEN, pasi koalicioni VLEN tani do të ketë 14 deputetë në Kuvend, një më shumë nga 13 mandatet e fituara në zgjedhjet e 8 majit, ndërkaq “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI, ra nga 19 në 18 poste deputetësh.
MERAL ISMAILI
