Maqedoni

KB, thirrje për armëpushim në Gazë

30.05.2024 11:44

Kombet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme...

Kombet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme, ndërsa ofensiva e Izraelit intensifikohet.
 
“Po shohim një intensifikim të operacionit ushtarak. Ne duam një armëpushim humanitar, sepse civilët kanë nevojë për të në mënyrë që ata të ndjehen të sigurt, të marrin ndihmën humanitare që u nevojitet dhe pengjet të lirohen.”, tha zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Diariq.
 
Ndërkohë, Tel Avivi njoftoi se kishin marrë nën kontroll të gjithë gjatësinë e kufirit të Gazës me Egjiptin. Gjatë ditëve të fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë arritur kontroll taktik mbi korridorin kufitar Egjipt-Rafah.
 
“Forcat tona kanë vendosur përgjatë korridorit dhjetëra lëshues të ngarkuar të gatshëm për të gjuajtur raketa.”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari.
 
Shtëpia e Bardhë thotë se po punon për një propozim të ri që mund të sjellë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.