Maqedoni
Në Kushtetuese pritet zgjedhja e kryetarit të ri
30.05.2024 12:00
Gjykata Kushtetuese pritet sot të zgjedhë kryetarin e ri, i cili do të zëvendësojë Dobrila Kacarskën...

Gjykata Kushtetuese pritet sot të zgjedhë kryetarin e ri, i cili do të zëvendësojë Dobrila Kacarskën, mandati trevjeçar i së cilës përfundon më 2 qershor dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje. Në garë janë 8 gjyqtarë kushtetues.
Kacarska, gjatë llogaridhënies për udhëheqjen e Gjykatës Kushtetuese, punën e saj e vlerësoi si të suksesshme, edhe pse gjatë mandatit të saj ka punuar me numër minimal të gjykatësve kushtetues, sërish, sipas saj është arritur sukses që të përgjigjen të gjitha parashtresat që janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.
