Botë
Ukraina zmbraps sulmin ajror rus
30.05.2024 12:22
Ukraina tha se ka zmbrapsur një sulm të madh ajror të nisur nga Rusia....

Ukraina tha se ka zmbrapsur një sulm të madh ajror të nisur nga Rusia. Mbrojtja ajrore e Kievit tha se ka rrëzuar 32 dronë dhe shtatë nga 19 raketat lundruese që Rusia lëshoi drejt caqeve ushtarake dhe infrastrukturës ukrainase.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se sulmet ruse u kryen në nëntë rajone ukrainase. Raketat dhe dronët u rrëzuan mbi rajonet e Hmelnitskit, Dnipropetrovskit, Çerkasit, Hirovohardit, Zaporizhjës, Odesës, Hersonit, Kievit dhe Vinicias, tha ushtria ukrainase. Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë, kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se infrastruktura kritike, përfshirë një tubacion gazi, u dëmtua si pasojë e granatimeve që Rusia kreu gjatë natës. Qyteti i Harkivit gjendet vetëm 35 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.
