Athina në flakë Olimpiakosi fitoi trofeun e parë evropian

30.05.2024 15:32

Olympiacos ka fituar trofeun e Ligës së Konfenrecës së UEFA-së....

Olympiacos ka fituar trofeun e Ligës së Konfenrecës së UEFA-së. Grekët në finale  mundën italianët e Fiorentinës me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e rivalit të tyre AEK-ut. Goli i vetëm i takimit erdhi në kohën shtesë, ndërsa autor i tij ishte El Kaabi. Për këtë ishte goli i 11-të, me çrast u bë “këpuca e artë”, e kësaj kupe evropiani.
 
Olympiacos bëhet skuadra e parë e futbollit grek që siguron trofeun në një nga kompeticionet madhore ndërkombëtare, ndërsa trofeu i parë evropian pas triunfit të përfaqësueses së tyre në “EURO 2024” në Portugali.  Që nga sezoni i vitit 2001/02 kur Feenordi triumfoi në Roterdam, Olympiacosi bëhet skuadra e dytë që ka triumfuar në qytetin e tij. Trajneri I skuadrës greke Mendilabar, dy vjet me radhë triumfon në Kupat e UEFA-së, vitin e kaluar me Seviljën e fitoi Europa Ligën. Festa nëpër rrugët e Athinës, ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. 
 
Nuk fitoi vetëm Olympiacosi!
 
Olimpiakos bëri një mrekulli dhe mundi Fiorentinën në kohën shtesë të finales së Konferencës së Evropës, duke i dhënë kështu Greqisë pikët për të kaluar Danimarkën në vendin e 15-të në renditjen e UEFA-s dhe t’i kthejë ligës helene biletën e dytë për eliminatoret e Champions-it. Greqia kaloi Danimarkën në vendin e 15-të, duke siguruar kështu pesë bileta evropiane nga sezoni 2025-2026.
 
Skuadra kampione do të garojë në raundin e 2-të kualifikues të Champions League në vazon e favoritëve, ndërsa nënkampioni do të jetë në të njëjtin raund në rrugën e jofavoritëve, fituesi i kupës në raundin e 3-të kualifikues të Europa League. Ndërsa vendi i treti dhe i katërti do të garojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pra falë këtij triumfi feston edhe AEK-u që zyri vendin e dytë, teksa PAOK-u u shpall kampion.