Futsal EURO 2026/ Maqedonia njeh kundërshtarët në raundit kualifikues
30.05.2024 15:36
Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall, ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Europian..

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall, ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Europian. Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Maqedoninë në grupin e 7 me Portugalinë, Holandën dhe Androrën. Ndërsa goglat Shqipërinë e vendosën në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin. Shorti deshi që minifutbollistët kosovar të jenë në grupin 10 me Francën, Gjerogjinë dhe Bullgarinë.
10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në play-off ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës. Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në përiudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Europian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.
