Euro 2024, Kombëtarja shqiptare fillon përgatitjet

30.05.2024 15:43

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”...

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji. Grupi aktualisht nuk është i plotë, të gjithë futbollistët do të jenë gati shumë shpejt, për të nisur përgatitjet për miqësoret e fillim qershorit ndaj Liechtenstein dhe Azerbajxhan. 
 
Ky do të jetë Europiani, I dytë në të cilin “kuqezinjtë” do marrin pjesë. Pikërisht do jetë ky kampionati në të cilin Shqipëria do kërkojë të lërë gjurmë, pavarësisht se përballë në grup do jenë rivalë të kalibrit të Spanjës, Italisë dhe Kroacisë. Italia do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion Europe pikërisht kundër Shqipërisë në sfidën e parë më 15 qershor në Dortmund. (Gazetar Safet Ademi)