Kroacia shet të gjitha biletat për ndeshjen me Maqedoninë

30.05.2024 15:45

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë në futboll, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet kontrolluese të qershorit....

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë në futboll, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet kontrolluese të qershorit. Ndeshjen e parë do ta luajë me Kroacinë, një kundërshtar që po përgatitet për pjesëmarje në “EURO 2024”, e ndërkohë ky do jet test  mirë edhe për përfaqësuesen e vendit që po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do nisin në shtator. 
 
“E dimë se Kroacia është një përfaqësuese e madhe dhe do të jetë një test i mirë për ne. Sikurse në të kaluarën edhe tani duhet të dëshmojmë se mund të përballemi me përfaqësuese të forta. Në kohë të njëjtë, kjo do jetënjë provë e mirë për Kroacinë, e cila përgatitet për në evropian  e kjo do jetë një ndeshje e mirë. Sinqerisht si unë edhe të tjerët në përfaqësuese besojmë se do kemi rezultat të mirë. Thjeshtë të dëshmojmë se cilat janë idetë tona, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.”, tha Aleksandar Trajkovski, futbollist i Maqedonisë.
 
Ndërkohë FKF, bëri të ditur se për ndeshjen kontrolluese me Maqedoninë, që me 3 qershor do të luhet në Rijekë, janë shitur të gjitha biletat.  (Gazetar Safet Ademi)