Maqedoni
Gjykata Kushtetuese, dështoi zgjedhja e kryetarit të ri
30.05.2024 16:06
Tre herë përpjekje në Gjykatën Kushtetuese gjatë ditës së sotme për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij organi juridik....

Tre herë përpjekje në Gjykatën Kushtetuese gjatë ditës së sotme për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij organi juridik. Përpjekjet kanë filluar që në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa është caktuar që seanca të vazhdojë të premten. Për të zgjedhur të parin e Gjykatës Kushtetuese, vendi kërkon së paku votën e gjashtë gjyqtarëve, gjegjësisht sipas nenit 7 të Rregullores së Punës, kryetari zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me votim të fshehtë dhe me shumicë prej dy të tretave.
Për postin e kreut të këtij institucioni mund të konkurrojnë secili anëtarë: Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skenderi, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq-Anastasovska dhe Ana Pavlovska-Daneva.
Sipas disa burimeve, dy kandidatët që luftojnë për udhëheqësinë në Gjykatë Kushtetuese janë Ana Pavllovska Daneva dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e jozyrtarisht, në dy rrathët e votimit rezultati ka qenë 5 ndaj 4, situatë e pamjaftueshme votash për të ardhur deri tek posti i kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Kryetares aktuale, Dobrilla Kacarskës, i mbaron mandati më 2 qershor dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
