Kompania gjermane “Tehnikal tekstil”, së shpejti pritet të fillojë me prodhimin

14.04.2015 17:17

Kompania gjermane “Tehnikal tekstil”, për një muaj do ta fillojë prodhimtarinë në fabrikën që po e ndërton në Zonën Industriale Teknologjike të Shtipit...

Pronari i “Tehnikal tekstil”, Jens Venglend, sot me drejtorin e Drejtorisë për Zonën Industriale Teknologjike, Viktor Mizo, nënshkroi marrëveshjen për realizimin e investimit në Maqedoni.

“Planifikojmë që deri në fund të majit të fillojmë me prodhimin. Kemi realizuar 50 punësimet e para dhe ata ndodhen në trajnim në Sllovaki, dhe menjëherë na nevojiten edhe 300 deri në 400 punësime”- deklaroi pronari i “Tehnikal tekstil”, Jens Venglend.

“Në një periudhë prej 12 muajsh do të kemi një fabrikë funksionale e cila do të prodhojë dhe eksportojë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për një investim mbi 10 milion eurosh dhe në hapësirë prej 13 mijë metra katrorë. Do të prodhohen produkte të cilat për momentin kjo kompani i prodhon në Sllovaki”- tha drejtori i Drejtorisë në Zonën Industriale-Shtip, Viktor Mizo.

“Tehnikal tekstil”, në Maqedoni do të prodhojë fiber qelq për industrinë e anijeve dhe për industrinë për energji me erë, ndërsa pronari i saj, Jens Venglend, nga viti i ardhshëm paralajmëroi edhe zgjerimin e prodhimeve. (Naim Ramadani, TVM2)