Botë
Vendim historik i drejtësisë në SHBA, Tramp, ish-presidenti i parë i dënuar
31.05.2024 11:08
Shënohet vendim historik i drejtësisë në ShBA, ku Donald Tramp bëhet ish-presidenti i parë i dënuar....

Shënohet vendim historik i drejtësisë në ShBA, ku Donald Tramp bëhet ish-presidenti i parë i dënuar. Juria e gjyqtarëve në Nju Jork e përbërë nga 12 anëtarë, e shpalli fajtor Trampin për të 34 akuzat në gjyqin e falsifikimit të të dhënave të biznesit dhe ndikimit të paligjshëm në zgjedhjet e vitit 2016 përmes pagesave financiare në këmbim të heshtjes.
77-vjeçari Tramp ka thënë se do të ankohet, pasi që ky është një proces i montuar dhe se presidenti Bajden po përpiqet ta diskreditojë atë.
“Nuk kemi bërë asgjë të keqe, jam shumë i pafajshëm dhe po luftoj për vendin tonë. Kjo është bërë nga administrata Bajden për të lënduar një kundërshtar politik dhe mendoj se është turp. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë.”, tha ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp.
Mirëpo, prokurori i qarkut të Manhatan tha se vota e vetme që ka rëndësi është vota e jurisë.
