Maqedoni

BDI: Do të ketë mekanizma për mbrojtjen e legjitimitetit

31.05.2024 11:16

Bashkimi Demokratik për Integrim do të ndërmarrë mekanizma demokratikë për të mbrojtur legjitimitetin e shqiptarëve...

Bashkimi Demokratik për Integrim do të ndërmarrë mekanizma demokratikë për të mbrojtur legjitimitetin e shqiptarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe deputet i BDI-së, Kreshnik Bekteshi. Ato mekanizma, siç tha ai, bazohen në faktin se BDI-ja si lider i “Frontit Evropian” ka marrë më shumë besim nga shqiptarët në vend, me një diferencë prej mbi 30 mijë votash. 
 
“Tek ne, si anëtarë të kryesisë së BDI-së, idetë vijnë nga intelektualë dhe njerëz që kanë kontribuar shumë për shtetin, jo vetëm shqiptarët, por edhe nga komunitetet tjera etnike. Ne kemi diskutuar tashmë disa opsione. Deri në fund të javës do të ketë hapa konkretë që do të ndërmerren dhe paralajmërohen nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.”, tha Bekteshi për TV Sitel.
 
Sipas tij,  BDI-ja si lider i “Frontit Evropian” ka marrë më shumë besim nga shqiptarët në vend, me një diferencë prej mbi 30 mijë vota dhe gjashtë mandate më shumë se koalicioni VLEN. Bekteshi theksoi se BDI-ja nuk kërkon të jetë në Qeveri me çdo çmim, por kërkon respektimin e legjitimitetit të shumicës së shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera etnike.