Maqedoni
Gjykata Kushtetuese, vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit
31.05.2024 11:46
Pas katër përpjekjeve të djeshme të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese...

Pas katër përpjekjeve të djeshme të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, seanca për zgjedhjen vazhdon sot në hapësirat e Gjykatës. Kryetari i ri i Kushtetueses do ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme, Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës përfundon më 2 qershor.
Sipas Rregullores, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjykatësve me shumicë prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të gjykatësve, me votim të fshehtë. Krahas Kacarskës, gjykatës aktualë në Gjykatën Kushtetuese nga të cilët deri në fund të muajit njëri do ta marrë funksionin e kryetares janë: Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostandinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva.
Nëse kandidati nuk e merr shumicën e nevojshme të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet. Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes.
