Botë
Orban: NATO-ja çdo javë po i afrohet luftës
31.05.2024 11:59
Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë janë si zjarrfikësit që tentojnë të shuajnë zjarrin me flakëhedhës...

Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë janë si zjarrfikësit që tentojnë të shuajnë zjarrin me flakëhedhës, tha kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Orban, i cili ka raporte të afërta me Moskën, ka mospajtime me shtetet perëndimore sa i përket mbështetjes për Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj mbi dy vjet më parë.
NATO-ja “po i afrohet luftës” çdo javë, tha Orban, përderisa ministrat e Jashtëm të aleancës po takohen në Pragë për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. “Është absurde që NATO-ja në vend se të na mbrojë ne, po na tërheq në luftë botërore."
Raportet mes Budapestit dhe NATO-s janë përkeqësuar për shkak të zvarritjes së ratifikimit për pranimin e Suedisë në aleancë nga Hungaria. Hungaria përfundimisht e ratifikoi pranimin e Suedisë në mars.
