Botë
Lufta në Ukrainë, Rusia nuk ndal bombardimet në Harkiv
31.05.2024 12:18
Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në Harkiv...

Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në Harkiv në verilindje, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Të dhënat janë bërë publike nga guvernatori rajonal, Oleh Sinekhubov.
"Armiku përdori përsëri taktikën e goditjes së dyfishtë, ndërsa mjekët, ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit janë tashmë në terren.”, tha Sinekhubov.
Sipas raporteve fillestare, dy raketa të një sistemi të modifikuar S-300 u lëshuan kundër rrethit Novobavarski, duke synuar "ekskluzivisht infrastrukturën civile". Sipas shefit të policisë së Harkivit, i cili foli për rrjetin televiziv shtetëror Suspilne, u goditën një pallat, një ndërtesë trekatëshe dhe rrobaqepësi. Harkivi është tashmë një objektiv pothuajse i përditshëm i bombardimeve ruse. Sulmet vijnë pasi në fillim të këtij muaji, forcat e armatosura ruse nisën një ofensivë tokësore.
