Ekonomi
Hapet Panairi i energjisë ripërtëritëse, kërkohet ridefinimi i politikave për subvencione
31.05.2024 15:15
Ka filluar Panairi i 3-të për energji solare nën organizimin e asociacionit të Maqedonisë për energji solare....
Ka filluar Panairi i 3-të për energji solare nën organizimin e asociacionit të Maqedonisë për energji solare. Qëllimi i panairit është bashkëpunimi i institucioneve për rritje të shfrytëzimit të energjisë solare, duke iu ofruar kritere ndërkombëtare dhe shpenzime më të ulëta institucioneve shtetërore. Nga Asociacioni për energji solare thonë se instalimi i fotovoltaikëve nuk duhet të bëhet në afërsi të tokave bujqësore, pasi që do të shkaktohet dëm në sektorin e industrisë ushqimore.
“Ne promovojmë standard ndërkombëtar dhe ato janë certifikatë për kualitet të njësive solare, cilado qofshin ata, fotovoltaikë, foto termale, solare, që paraprakisht të definohen kriteriumet për subvencionim apo stimulim. Tek ne akoma nuk është e qartë forma e subvencionimit, andaj kriteriumi i vetëm duhet të jetë kualiteti dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare dhe jetëgjatësia e sistemit.”, - deklaroi kryetari i Asociacionit për energji solare, Ilija Nasev.
Në këtë panair po marrin pjesë rreth 30 kompani të vendit, rajonit, por dhe Evropës. Shpenzimet për subvencionim të energjisë elektrike përfshijnë 3.2 për qind të bruto prodhimit vendor.
GAZMEND REXHEPI