Ukrainë, përleshje pavarësisht armëpushimit

14.04.2015 17:48

Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve në lindje të Ukrainës...

Përleshje midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se viktimat janë rezultat i “provokimeve serioze” nga rebelët. Lysenko ka thënë se situata në lindje është “e paqëndrueshme”.