“Al Shababi” sulmon ministritë në Somali

14.04.2015 17:52

Së paku pesë persona janë vrarë pasi militantët islamistë të “Al Shababit” kanë sulmuar dy ministri qeveritare në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu...

Personat e armatosur kanë sulmuar ndërtesën ku ndodhen Ministria e Arsimit dhe ajo e Naftës. Së paku dy sulmues janë vrarë po ashtu në incident.

“Al Shababi” ka qenë përgjegjës edhe për sulmin në një kampus universitar në Kenia, pak ditë më parë, nga i cili kanë humbur jetën 148 persona, shumica studentë të krishterë. (Flutura Latifi, TVM2)