Amerikë, fillon zyrtarisht gara presidenciale
14.04.2015 17:55
Gara presidenciale amerikane i ka hapur zyrtarisht dyert e saj...

I fundit që ka shpallur kandidaturën e tij është senatori i Floridës, Marco Rubio, i cili do të garojë për postin e presidentit, duke u bërë kështu kandidati i tretë që prezantohet nga Partia Republikane.
Më herët, po nga radhët e kësaj partie kanë shpallur kandidaturën e tyre senatori i Texasit, Ted Cruz, si edhe Rand Paul, senatori i Kentucky-t.
Por, përballë tyre deri më tani ndodhet e vetmja kandidate femër, si edhe i vetmi emër që Partia Demokrate ka publikuar deri tani si kandidate, ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e cila me anë të një video-mesazhi, ditën e diel, çeli zyrtarisht fushatën e saj.
