Botë

Biden, shpalos propozimin tre fazësh për paqe në Gaza

01.06.2024 15:28

Ka ardhur koha që lufta në Rripin e Gazës të marrë fund...

Ka ardhur koha që lufta në Rripin e Gazës të marrë fund, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka shpalosur një propozim trefazësh të Izraelit për përfundimin e këtij Konflikti.
 
Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara “ të Gazës, disa pengje – të moshuar dhe gra – do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.
 
Në këtë fazë, Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – dhe Izraeli do të bisedonin për një armëpushim të përhershëm, për të cilin Biden tha se do të zgjaste “për aq gjatë sa Hamasi u përmbahet zotimeve të veta”. Nëse bisedimet zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi i përkohshëm zgjatet gjithashtu për aq kohë sa vazhdojnë bisedimet.
 
Në fazën e dytë, Biden tha se do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste. Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre.
 
“Izraeli ka propozuar propozim përmbajtësor, udhërrëfyes për përfundim të qëndrueshëm të konfliktit dhe për lirimin e pengjeve. propozimi nëpërmjet Katarit i është dorëzuar Hamasit, ky me të vërtetë është moment vendimtar. Izraeli ka dhënë propozim, hamasi thot se dëshiron ndërprerjen e konfliktit. Kjo marrveshje është mundësi të konfirmojnë se të dyja palët e mendojnë atë”,  u shpreh presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.  
 
Hamasi tha se është i gatshëm të angazhohet “pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive” për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim “të mirëfilltë” të të burgosurve, “nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë”. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai e ka autorizuar ekipin e tij negociues ta paraqesë marrëveshjen, derisa “ka ngulur këmbë se lufta nuk do të përfundojë pa u arritur të gjitha synimet, përfshirë kthimin e të gjitha pengjeve, si dhe shfarosjen e kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit”.  
 
Gaza, fëmijët përballen me mungesën e ushqimit
 
Propozimin për paqe e kanë përshëndetur zyrtzarët evropian dhe OKB. Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara kanë prezenbtuar të dhëna alarmante sipas të cilave 4 nga 5 fëmijë në Gaza nuk kanë pasur ushqim tër ditën në tri ditët e kalaura. OKB apelon te Izraeli që ta respektojë të drejtën ndërkombëtare për të lejuar ndihmën humanitare. 
 
“Është shokuese që 85% e fëmijëve në Gaza nuk kanë ngrënë ushqim tër ditën në tre ditët e kalaura”, theksoi zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Haris.
 
“Insistojmë, autoritetet izraelite ti respektojnë obligimet që dalin nga e drejta ndërkombëtare. Dërgesa e ndihmës humanitare nuk përfundon në kufi apo nëse pakoja është dërguar disa metra Brenda kufirit, pasi puntorët humanitarë duhet më tej të udhëtojnë nëpër zona active të luftës, diçka që ata nuk mund ta bëjnë, prandaj ndihma humanitare nuk po vie deri te njerzit”, u shpreh zëdhënësi i zyrës së OKB-së për ndihmë humanitare, Jens Lark
 
Sipas të dhënave të organizatave humanitare dhe mjekëve mbi 7 mijë fëmijë në Gaza janë të pa ushqyer, ndërsa te rreth 1.600 gjendja është tejet serioze. Spitalet në Gaza janë të tej mbushura, ndërsa për shkak të bombardimeve në fundkion janë vetëm një e treta e tyre edhe atë me kapacitet të kufizuar. 
 
“Kryqi I kuq i Palestinës po përpiqet të sigurojë shërbime marrë parasyshë mungesën e resurseve dhe personelit. Kemi mungesë ilaçesh dhe matrialeve tjera. Gjendja është shum e rëndë”, theksoi shefja e repartit të ndihmës së shpejtë Hanin Vadi
 
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë njëmijë e 200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve. Ndërsa që nga 7 tetori janë vrarë më shumë se 36 mijë palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra.
 
GYLTENE SINANI