Maqedoni
Një qershori dita botërore e fëmijëve, aktivitete edhe nga fëmijët në Shkup
01.06.2024 15:55
Një qershori dita ndërkombëltare e mbrojtjes së fëmijëve...

Një qershori dita ndërkombëltare e mbrojtjes së fëmijëve, solli përsëri në kujtesë mirëqenien e fëmijëve. Kjo ditë me aktivitete të ndryshme, u shënua edhe në Çair.
“Në këtë ngjarje unë ndihem shum mire sepse ka shum aktivitete të lumtura sot”, shprehet femija.
“Dëshiroj të kenë paqe dhe liri të gjithë fëmijët e botës”, theksoi femija”, theksoi femija.
“Më thuaj të lutem më thuaj çështë liria.liria është kur të ngrohë dielli”, shprehet femija.
“Paqe dhe lumturi për të gjithë fëmijët në botë”, theksoi femija.
Kjo ishte thirrja e fëmijëve në aktivitetin nga parku I Çairit në Shkup, që u organizua në shenjë solidarizimin me femijet e Palestines dhe ngritjen e zerit kunder dhunes dhe pasojave te luftes. Mesazhi i kesaj ngjarjeje eshte: Asnje femije nuk meriton te jetoje dhe te perjetoje luften.
Te gjithe femijet kane te drejte te jene te lumtur dhe te rriten e te zhvillohen te mbrojtur nga te rriturit dhe nga vendi i tyre. Diten ndërkombëtare të femijëve edhe Galeria Nacionale në hapesirat e Hamamit te Daut Pashes e shënoi me aktivitete të ndryshme për femijët. Me lojëra dhe ligjërata të rëndësishme per ta duke i kyçur edhe ato në aktivitete dhe zbavitje.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me rastin e ditës ndërkombëltare të mbrojtjes së fëmijëve ka theksuar rolin e rëndësishëm që prindërit kanë ndaj fëmijëve të tyre.
“Prindërit janë jo vetëm kujdestarët e fëmijës, por ata janë shtylla identitare e fëmijëve të tyre, si dhe mëkuesit e dashurisë, kujdesit, sigurisë dhe mbrojtjes për fëmijët e tyre”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Kryeparlamentari Gashi tha se edhe si shoqëri edhe si shtet ne jemi të përkushtuar që jo vetëm ta afirmojmë prindërinë, por edhe t’u dalim në ndihmë prindërve për t’ua lehtësuar barrën që e kanë ata për të siguruar mirëqenien e familjes dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
ARDITA IMERI
