Maqedoni

Qeveria e re, bisedimet VMRO-VLEN-i-E Di në fazë finale

01.06.2024 16:17

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova javën e ardhëshme...

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova javën e ardhëshme do të ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të VMRo-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
 
Ndërkohë VMRO-DPMNE vazhdon bisedimet me kualicionin Vlen dhe Lëvizjen e Di, për formimin e qeverisë së re. Nga partitë që pretendojnë ta formojnë qeverinë e re thonë se bisedimet janë në fazën finale, por ende nuk japin detaje për resorët apo emra konkret për qeverinë e re.   
                                                                                                          
“Nuk mund të them asgjë më shum se sa ishte thënë deri më tani në opinion, apo që ishte brifuar deri te mediat. Sapo të ketë diçka konkrete për tu njoftuar gjithsesi do ta njoftojmë për opinionin”, u shpreh Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.     
 
ASH-Sela, shqiptarët vetëm me 4 ministri     
                                               
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët-krahu i Ziadin Selës përmes një reagimi ka komentuar ndarjet e resorëve në qeverinë në ardhje duke theksuar se kjo qeveri pritet të ketë 19 ministri, ndërsak vetëm 4 do të drejtohen nga shqiptarët. 
 
“Ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-VLEN, dhe atë 4 nga 16 resore. Biles, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së. Nuk ka resor Ministri për Integrim – nuk ekziston. Nuk ka resor Ministri për Qeverisje të Mirë – nuk ekziston. Do jenë dy ministra pa resor që do të kenë nga 5 të punësuar, një shofer e një fotograf. S’ka lidhje be shoç, veç të hyjmë njëherë mandej e shohim”, thuhet në reagimin e ASH-së krahu i Selës. 
 
Ndërkohë Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar të gjitha strukturat e partisë dhe funksionarët në mbledhjen e përbashkët të Frontit Europian, që do të mbahet më 2 qershorë në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
 
Ndryshe Fronti Evropian vazhdon të insistuar se është fitues në bllokun shqiptar, prandaj ka inicuar një peticion të cilin do ta dërgoj te diplomatët ndërkombëtarë përfshi Bruskelin, për të kundërshtuar përfshirjen e kualicionit VLEN në qeverinë e re. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU