Maqedoni
Arsim, maturantët i nënshtrohen maturës shtetërore
01.06.2024 16:49
Rreth 15,000 nxënës që kanë mbaruar arsimin e mesëm në vend...

Rreth 15,000 nxënës që kanë mbaruar arsimin e mesëm në vend po u nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore.
“Maturantët e pyetur nga ekipi ynë televiziv u shprehën të kënaqur nga përmbajtja e testit, por sigurisht se i kishte shoqëruar një dozë e stresit. Në përgjithësi, presin rezultate të mira”.
“Stresuese ishte pak sepse së pari herë është duke na ndodhur edhe neve. 30 pyetje i patëm, kaluam pa probleme”, shprehet maturanti.
“Stresuese ka qenë sepse pak edhe gjenerata e ka bë stresuese, pak profesorët, pak mësimi, duhej të ishe i pregatitur”, theksoi maturanti.
“Po. Ka qenë ajo që e kemi mësuar. Kanë qenë diku 30 pyetje. Iu kemi përgjigjur të gjithave. Disa kanë qenë me të rrethuar disa me tekst. Nuk ka qenë kushedi se sa i rëndë, ishte normal”, shprehet maturanti.
Ndërkaq për drejtorin e gjimnazit “Zef Lush Marku” mënyra e mbajtes së testit ekstern në hapsira më të mëdhaja për shkollat ka qenë angazhim shtesë sepse organizatorët është dasur t’i adaptojnë kushtet komfor kërkesave të Qendrës Shtetërore të Provimeve.
“Në shkollën tonë Zef Lush Marku testohen 436 maturantë. Për dallim prej viteve të tjera testimi në gjuhën shqipe dhe letërsi mbahet në ambiente të hapura, në sallën sportive dhe nëpër korridoret e shkollës. Ka qenë një angazhim më I madh, mirëpo organizatorët, sekretari i maturës së bashku me organizimin e tyre ka bërë një punë të madhe që testi filloi në kohë të duhur. Mungesë të testeve nuk kishte gjithçka filloi në rregull”, u shpreh drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”, Arben Memeti.
Sipas organizatorëve provimit të maturës shtetërore, për muajin qershor për testin, gjuhë dhe letërsi, në nivel shtetëror janë regjistruar 10.088 kandidatë për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke.
Provimi i dytë ekstern që është me zgjedhje do të mbahet më 8 qershor. Për këtë provim numër shumë i madh i nxënësive kanë zgjedhur t’i nënshtrohen testimit në gjuhën angleze. Maturantët që nuk do të kalojnë ose nuk e kanë të plotë maturën shtetërore në sesionin e qershorit, do të mund të regjistrohen në afatin e gushtit.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
