Botë

Sveçla, kapen uniformave të policisë serbe në veri

01.06.2024 17:41

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë gjetur dhjetëra uniforma të policisë...

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë gjetur dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe, si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një fshat në veri të Kosovës.
 
Në një postim në Facebook Sveçla tha se autoritetet kosovare i zbuluan uniformat në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit, pasi morën një informatë për këtë. Ai shtoi se “kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”.
 
Gjetja e këtyre uniformave vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës konfiskoi përsëri armatim në veri të vendit. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se grupi terrorist i Milan Radoiçiqit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe po lëviz shpesh afër kufirit me Kosovën. 
 
Maqedonci, grupi i Radojçiq shpesh i afrohet kufirit 
 
Maqedonci tha se fakti që ky grup po lëvizë afër kufirit me Kosovën, paraqet kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin, teksa tha se për herë të parë pas 25 vitesh, Policia e Kosovës tashmë e ka shtrirë rendin dhe ligjin në veri.  
 
“Duke i shtuar faktin që ky grup ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë, duke pasur parasysh evidencat, me theks sistemet e armatimit dhe që kanë qenë kryesisht sisteme të prodhuara në fabrikat shtetërore serbe dhe sisteme që nuk mund të blihen në treg komercial dhe fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë, vepron i lirë në Serbi dhe që lëvizë shpesh edhe afër kufirit me Kosovën, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin”, citohet të ketë deklaruar për mediat kosovare minsitri Maqedonci.